Shtetasi polak i sulmon dy policë në aeroportin e Prishtinës NULL NULL 13.08.2023 08:46 13.08.2023 08:46 Një shtetas polak është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pasi i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti paraprakisht kishte shkaktuar probleme edhe me pasagjerët. Njëri nga zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.