Shtetasi i Serbisë kapet duke ofruar ryshfet ndaj policisë në Mitrovicë NULL NULL 03.06.2025 09:03 03.06.2025 09:03 Dje në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë, është arrestuar një shtetas i Serbisë i dyshuar për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv. ”Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që zyrtarëve policorë u ka ofruar para të gatshme në formë ryshfeti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.