Shtetasi i huaj i zhdukur prej tri vjetësh në Fushë Kosovë, familjari e raporton rastin në polici NULL NULL 11.02.2026 09:00 11.02.2026 09:00 Një shtetas i huaj në Fushë Kosovë ka raportuar në polici zhdukjen e një familjari të tij, po ashtu shtetas i huaj. I njëjti rezulton i zhdukur që nga 8 gushti i vitit 2023. Sipas policisë, rasti është raportuar të martën, ndërsa autoritetet kanë iniciuar menjëherë procedurat përkatëse hetimore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me rrethanat e zhdukjes. Policia është duke e hetuar rastin, transmeton Klankosova.tv.