Shtëpitë e braktisura në veri të Mitrovicës kthehen në depo armësh (VIDEO) NULL NULL 13.03.2026 07:48 13.03.2026 07:48 Foto: Arkiv Shtëpitë e pabanuara në veri të vendit dyshohet se po shfrytëzohen për fshehjen e armatimit ilegal. Kjo pasi në raste të ndryshme Policia e Kosovës ka hasur në sasi të armatimit, të cilat më pas janë sekuestruar. Detaje për rastet e fundit i ka dhënë gazetari korrespondent Urall Boshnjaku gjatë raportimit në emisionin “Ora 7”. Gazetari korrespondent Urall Boshnjaku Ai tha se pothuajse çdo të dytën ditë në veri të vendit po gjenden sasi të konsiderueshme armatimi, gjë që përbën alarm serioz për institucionet e sigurisë. Sipas tij, armatimi nuk po gjendet vetëm në shtëpi të banuara, por edhe në shtëpi të pabanuara, të cilat dyshohet se po përdoren si kamuflazh për qëllime të grupeve që e kanë futur këtë armatim në Kosovë. “Pothuajse çdo të dytën ditë, siç po raportojmë, në veri të vendit po vazhdon të gjendet sasi serioze e armatimit që përbën një alarm serioz për institucionet e sigurisë, duke treguar se jo rastësisht pothuajse në secilën shtëpi po gjendet armatim. Kjo nuk vlen vetëm për shtëpitë e banuara, por edhe për shtëpitë e pabanuara, të cilat me gjasë po shërbejnë si kamuflazh për qëllime të grupeve që kanë futur këtë armatim në Kosovë”, tha ai. Boshnjaku përmendi edhe dy raste të fundit. Në njërin rast, policia ka gjetur një sprej dhe një maskë te një person që fillimisht ishte raportuar për ngacmim ndaj një personi tjetër. Ndërsa në rastin tjetër, në Zubin Potok, policia ka gjetur një armë të tipit AK-47 bashkë me dy karikatorë, ku njëri ishte i zbrazët ndërsa në tjetrin janë gjetur 27 fishekë. Për këto dhe detaje të tjera, ndiqni raportimin e plotë: