Shtëpia Botuese “Dukagjini” nis punën e furnizimit me tekste shkollore në tërë Kosovën NULL NULL 25.08.2023 13:21 25.08.2023 13:21 Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka njoftuar se ka përgatitur gjithë sasinë e nevojshme të teksteve shkollore për secilën lëndë e klasë. Kjo në mënyrë që të gjithë nxënësit të pajisen në kohë. “Njoftojmë të gjithë librarët nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës se shtëpia botuese ‘Dukagjini’ ka filluar punën me furnizimet me tekste shkollore. Shtëpia botuese ‘Dukagjini’ ka përgatitur gjithë sasinë e nevojshme të teksteve shkollore për secilën lëndë e klasë, në mënyrë që të gjithë nxënësit të pajisen në kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.