“Shtek që mbesim veç t’u i ndreq kerret s’kemi” / Rruga Deçan-Pejë në gjendje të mjerueshme (VIDEO) NULL NULL nga Bleona Thaqi 18.06.2025 19:39 nga Bleona Thaqi 18.06.2025 19:39 Rruga që do të duhej të ishte lehtësim për secilin biznes, përkundrazi, ato veç po i dëmton. Tranziti Deçan-Pejë, i cili është rruga e vetme që qytetarët e bëjnë për të shkuar në këto dy qytete, është në gjendje jo të mirë. Rruga është e dëmtuar në secilën pjesë të saj, e madje kryesorja sipas banorëve, mungon rrethrrotullimi që lidh disa fshatra dhe Deçanin me Pejën, raporton Kiks Kosova. Mungesa e këtij rrethi sipas tyre është shkaktari edhe i qindra aksidenteve që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në këtë zonë. Sipas Dren Qallakut, pronar i njërit prej bizneseve skaj rrugës, makinat e tyre me të cilat punojnë përditë, dëmtohen shpesh dhe shumë. Përveç ankesave të Qallakut e disa banorëve të tjerë para kamerës së Kiks Kosovës, shqetësuese situata është edhe për Naim Bytyçin. Bytyçi, i cili është asamblist që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Pejës, tha që ka 3 vjet që janë në kërkim të zgjidhjes së këtij problemi. Sipas asamblistit Bytyçi, përgjigja e vetme që ka marrë nga Komuna e Pejës, ishte që kompetencat i ka Ministria e Infrastrukturës. Në anën tjetër, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për Kiks Kosovën që ky segment rrugor nuk është pjesë e listës së rrjetit rrugor nën përgjegjësinë e tyre. Kiks Kosova kërkoi përgjigje edhe nga vetë Komuna e Pejës, mirëpo deri në transmetimin e kësaj kronike, redaksia nuk pranoi asgjë nga ta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 5 orë më parë