Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës dhe përvetësim në detyrë NULL NULL 18.06.2025 16:58 18.06.2025 16:58 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim dhe në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e veprave penale, duke vepruar në mënyrë të intensifikuar me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe interesit publik”, shtohet tutje në njoftim. /Klankosova.tv