15-vjeçari nga Skenderaj ndez 74 qirinj te shtatorja e Zahide Jasharit NULL NULL 18.06.2025 22:19 18.06.2025 22:19 Djaloshi i ri nga Skenderaj, Fatjon Gashi, ka ndezur sonte 74 qirinj te shtatorja e Zahide Jasharit. 15-vjeçari këtë e bëri në Ditën e Çlirimit të qytetit të tij në nderim të 74 vjetëve të Nënës Zahide, raporton Klan Kosova. Nëna Zahide, së bashku me 12 anëtarë të tjerë të familjes së saj, u vra më 7 mars të vitit 1999 kur forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve. Atë ditë, në altarin e lirisë, kishin rënë edhe Komandant Adem Jashari, Shaban Jashari, Hamëz Jashari, Osman Geci e të tjerë. Shtatorja e Zahide Jasharit u zbulua sot në Skenderaj si vepër e punuar nga artisti Sabri Behramaj. Fatjoni këtë aktivitet e ka bërë në mënyrë vullnetare.