Shtatzëna – kujdes me ushqimin, ndikon keq tek bebet NULL NULL 30.06.2018 21:16 30.06.2018 21:16 Shpesh femrat që kanë oreks gjatë shtatzënisë thonë se “po hanë sa për dy vetë”, por kjo mund të jetë e dëmshme për fëmijën. Kështu raporton një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Teksasit. Sipas studimit ngrënia e sasive të mëdha të ushqimit gjatë shtatzënisë mund të rrisë ndjeshëm rrezikun ndaj obezitetit te fëmijët. Mungesa e ushtrimeve dhe duhanpirja rrit në mënyrë të frikshme mundësinë që fëmijët të nisin të bëhen obezë që në moshën 8-vjeçare, transmeton Klan Kosova. Shumica e femrave fitojnë 10 deri në 13 kilogramë gjatë shtatzënisë dhe kjo gjë ndikon negativisht në shëndetin e fëmijës. Ekspertët këshillojnë moderimin e ushqimit si dhe disa ushtrime të lehta përgjatë shtatzënisë.