Shtatë vjeçarja shpallet perëndeshë në Nepal NULL NULL 09.09.2016 21:32 09.09.2016 21:32 Një vajzë shtatë vjeçare në Nepal është shpallur perëndeshë, kjo ngaqë ka zërin e qartë si një rosë dhe qerpikët si një lopë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Perëndesha ose Kumari, është vazhdimi i traditës shekullore të fëmijëve hyjni që jetojnë në mesin e të vdekurve në Nepal. Ajo adhurohet nga Hindutë dhe Budistët. Në festivalin hindu të shiut në korrik, qindra njerëz janë paraqitur që të takohen me vajzën, këtu duke përfshirë edhe kryeministrin e Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, i cili u përkul para fëmijës perëndi.