SHSKUK thotë se në klinikat COVID-19, po trajtohen 90 të infektuar

SHSKUK thotë se në klinikat COVID-19, po trajtohen 90 të infektuar

NULL NULL
2 weeks më parë

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 90 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar në klinikat dhe repartet Covid-19.

Dy prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 53 me oksigjeno-terapi kurse 44 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Kurse dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dy persona janë në gjendje të rënduar shëndetësore, nga gjithsej 82 pacientë, 50 me oksigjeno terapi, e 37 janë të konfirmuara si raste pozitive.

Sa i përket numrit të pacienteve të shtrirë në klinika, klinika e Pulmologjisë i ka 45 pacientë kurse ajo Infektive 37 pacientë.

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë tetë pacientë, tre me oksigjeno-terapi. Dhe shtatë të konfirmuar pozitivë.

Spitali i Gjakovës, dy pacientë, Spitali i Prizrenit një pacient kurse ai i Gjilanit pesë pacientë.