SHSKUK: 319 pacientë në trajtim në klinikat COVID-19, dhe Spitalet e Përgjithshme NULL NULL 13.05.2021 14:45 13.05.2021 14:45 Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka treguar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 317 pacientë me Sars CoV-2. Prej tyre 219 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 prej tyre janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe 225 janë në asistim të oksigjeno-terapisë, përcjell klankosova.tv. ”319 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme Bazuar në raportimet nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë pë trajtim nga Sars- Cov-2, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 319 pacientë, 219 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 225 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.Në QKUK janë të shtrirë 151 pacientë. 11 prej tyre në gjendje të rënduar 103 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 115 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 65 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 55 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë, 2 pacient Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 168 pacientë 14 në gjendje të rënduar 116 të konfirmuar pozitivë 110 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 38 pacientë Spitali i Gjakovës, 28 pacientë Spitali i Pejës, 36 pacientë Spitali i Gjilanit, 28 pacientë Spitali i Ferizajt, 19 pacientë Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë