Shqiptarit në Itali i shkon huq plani, i kapen 10 kg heroinë në karrige fëmijësh NULL NULL 08.10.2025 12:51 08.10.2025 12:51 Një 40-vjeçar shqiptar mund të kishte menduar se ideja e tij për të fshehur lëndë narkotike në karrige të fëmijëve, do të kishte qenë perfekte, por plani ka dështuar kur ka hasur në një kontroll nga policia italiane. Trafikanti shqiptar u arrestua në Melegnano, ndërsa në makinën e tij u gjetën 10 kilogramë heroinë, fshehur nën sediljen e destinuar për uljen e fëmijës së tij. 40-vjeçari shqiptar me banim në provincën e Torinos po udhëtonte me gruan dhe fëmijët me një makinë SUV, kur u ndalua në pikën e pagesës së autostradës A1 nga oficerët e Gdf së Milanos. Hetimet pasuese çuan në kontrolle në shtëpinë e tij, në provincën e Torinos, ku u gjetën edhe tre kilogramë të tjera heroinë, duke konfirmuar se shqiptari ishte pjesë e zinxhirit të furnizimit të të dyshuarit, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. 40-vjeçari u arrestua menjëherë dhe gjykata e Lodit urdhëroi paraburgimin për të, ndërsa hetimet po vijojnë për të identifikuar rrjetin e kontakteve dhe destinacionin e lëndës narkotike.