Shqipëria paraqitet me fanella të zeza sonte kundër Anglisë NULL NULL 21.03.2025 14:23 21.03.2025 14:23 Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan kundër Anglisë në fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Federata shqiptare e futbollit ka zbuluar përmes një videoje se “Kuqezinjtë” do të paraqiten me fanella të zeza në këtë ndeshje, e cila zhvillohet në stadiumin legjendar ‘Wembley’ në Londër, nga ora 20:45. Menjëherë pas sfidës, këto fanella do të vendosen në ankand dhe të gjithë të interesuarit do të mund t’i blejnë./Klankosova.tv.