Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria nuk e merr “vizën” për Amerikë

NULL NULL
26.03.2026 20:47

Shqipëria humbi sonte në Varshavë përballë Polonisë me rezultat 2:1.

Ishin shqiptarët që kaluan në epërsi përmes Arbër Hoxhës, në minutin e 42-të.

Epërsinë skuadra e Sylvinhos e mbajti deri në minutin e 63-të kur Robert Lewandowski e barazoi rezultatin në 1:1.

E për 2:1 shënoi Piotr Zielinski.

Pas kësaj fitore, Polonia në finalen e Playoff-it do ta pres fituesin e ndeshjes Suedi-Ukrainë,

Polonia e shënon edhe golin e dytë

Polonia e ka realizuar edhe golin e dytë përballë Shqipërisë.

Golin e dytë e realizoi Piotr Zielinski.

Asistues edhe në këtë gol është Sebastian Szymanski.

Barazon Polonia

Polonia e ka barazuar rezultatin kundër Shqipërisë.

Për 1:1 ka realizuar Robert Lewandowski, në minutin e 63-të.

Ai shënoi pas asistimit të Sebastian Szymanskit.

Arbër Hoxha shënon, Shqipëria përpara

Arbër Hoxha e ka kaluar në epërsi Shqipërinë në fund të pjesës së parë.

Ai realizoi në minutin e 42-të.

Goli erdhi pas një aksioni të shpejtë përmes një topi të gjatë ku Hoxha e pranoi topin dhe më pas e tejkaloi portierin kundërshtar.

Loja Poloni-Shqipëri, po transmetohet direkt në Klan Kosova.

Pamjet e golit mund ta gjeni KËTU.

Gjysmë ore lojë, nuk tunden rrjetat në ndeshjen Poloni – Shqipëri

S’ka gol as pas 30 minutash në ndeshjen Poloni – Shqipëri.

Kjo ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror.

Në rast fitores, në finale Shqipëria do të ndeshej me fituesin e ndeshjes Suedi-Ukrainë.

10 minuta s’ka gol në ndeshjen Poloni – Shqipëri

Kanë kaluar 10 minuta lojë në ndeshjen Poloni-Shqipëri.

Ende asnjëra nga skuadrat nuk e ka tundur portën kundërshtare.

Ndeshja po transmetohet direkt në Klan Kosova.

Nis superndeshja Poloni – Shqipëri

Në stadiumin “Narodowy”, ka nisur ndeshja Poloni-Shqipëri.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, në rrugëtimin drejt kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në rast të fitores, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të luante në finale më 31 mars, përballë fituesit të ndeshjes Suedi – Ukrainë.

 

lajme të ngjashme