Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria i ka shënuar Anglisë veç 1 gol, e Anglia 19 në gjashtë përballjet direkte

NULL NULL
21.03.2025 19:20
Tifozë të Kombëtares së Shqipërisë. Foto: AP

Shqipëria do të jetë përballë Anglisë sonte në “Wembley”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në histori, Shqipëria e Anglia janë përballur gjashtë herë me njëra-tjetrën, ku Kuqezinjtë s’kanë asnjë fitore përballë “Tre Luanëve”.

Hera e parë që u ndeshen dy kombëtaret ishte viti më 8 mars 1989, të cilin duel e fitoi Anglia me rezultat 0-2 si mysafire, ndërsa më 26 prill, Shqipëria e humbi ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Botëror me rezultat të thellë prej 5-0, njofton Klankosova.tv.

Përballja e tretë ishte më 28 mars të vitit 2001, sërish në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, ballafaqim të cilin e kishte humbur me rezultat 1-3, ndërsa ndeshjen kthyese e humbi me rezultat 2-0.

Shtatë gola, kombëtarja shqiptare i pranoi përballë “Tre Luanëve” edhe në dy ndeshjet e vitit 2021, ku të parën e humbi me rezultat 0-2 ndërsa të dytën 5-0.

Sonte ndeshjen Angli-Shqipëri mund ta ndiqni ekskluzivisht në KLAN KOSOVA nga ora 20:45.

lajme të ngjashme