Shqipëri: Pas pesë ditësh në koma ndërron jetë 24-vjeçarja, e përplasi automjeti – ngasësi i saj ishte i dehur NULL NULL 13.04.2024 19:05 13.04.2024 19:05 Pamjet: Top Channel Ka ndërruar jetë 24-vjeçarja, e cila mbeti e lënduar rëndë në një aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Ajo vdiq sot në Spitalin e Traumës në Tiranë. 24-vjeçarja qëndroi në koma për pesë ditë, ndërsa bashkë me të mbetën të plagosur edhe tre anëtarë tjerë të familjes. 44-vjeçari i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin, rezultoi se ka qenë i dehur kur po drejtonte automjetin, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.