Shqip në zemër të luftës: Rrëfimi i palestinezit që jeton me gruan shqiptare NULL NULL 09.06.2025 19:25 09.06.2025 19:25 Në një copëz të Gazës së shkatërruar, aty ku shpërthimet nuk ndalen dhe jeta mbijeton mes rrënojave, palestinezi Abdullah Jabir flet në shqip. Ai jeton aty bashkë me gruan e tij shqiptare, Albinën, dhe djalin e tyre, duke përballuar përditshmërinë në atë që sot cilësohet nga bota si “ferri mbi tokë”, transmeton klankosova.tv. Në një video , Abdullah shihet duke me një grup fëmijësh palestinezë, të cilëve u flet me butësi në gjuhën shqipe. Ata janë ulur mes rrënojave, por në momentin kur në qiell dëgjohen raketat, frika përfshin çdo fytyrë të vogël. Fëmijët tronditen, por zëri i Abdullahut i qetë, në shqip përpiqet t’u japë siguri.