Shpëtuan nga tërmeti në Turqi, kthehet në Kosovë ekipi i mundjes NULL NULL 08.02.2023 08:14 08.02.2023 08:14 Ekipi i të rinjve i mundjes i ka shpëtuar tërmetit në Turqi. Ata tashmë janë kthyer në Kosovë. Kështu bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës. “Ekipi ynë ndodhej në qytetin Kahramanmarash, ku ndodhi tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga KOK përcjell Klankosova.tv Gjashtë anëtarët e ekipit po merrnin pjesë në turneun “12 February”, ndërsa fatmirësisht kishin shpëtuar pa lëndime përkundër dëmtimeve të hotelit ku po qëndronin, derisa ndërtesat dhe hotelet përreth ishin rrënuar. Tërmeti i shkallës 7.8 ballë e ka goditur Turqinë dhe Sirinë orët e para të së hënës. Si pasojë e këtij tërmeti kanë vdekur mbi 7 mijë persona/ Klankosova.tv