Shpëtim Duro merr drejtimin e Suharekës NULL NULL 26.05.2024 18:22 26.05.2024 18:22 Shpëtim Duro, trajner i ri i ekipit Fc Suhareka Skuadra e inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll, Fc Suhareka, ka njoftuar se është bërë me trajner të ri. Ai është trajneri i njohur nga Shqipëria, Shpëtim Duro. “Timonieri nga Shqipëria do ta drejtojë skuadrën tonë drejt synimeve të radhës tashmë pjesë e elitës së futbollit Kosovar. Duro, një trajner me shumë eksperiencë, së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia, ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion dhe të ishte pjesë e garave evropiane, në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi”, thuhet në njoftimin e skuadrës transmeton Klankosova.tv Deri tani ky ekip ishte udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi.