Shpërthim tritoli në Sarandë NULL NULL 05.12.2022 08:56 05.12.2022 08:56 Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin rrethues të një banesë në lagjen Nr.1 të qytetit të Sarandës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:45 të ditës së sotme. Nga shpërthimi me lëndë eksplozive në banesën e shtetasit L.L. janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, njofton tvklan.