“Shoferi i dehur”, detaje për aksidentin tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë NULL NULL 23.07.2026 09:11 23.07.2026 09:11 Foto Ilustrim Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit. Deri tek aksidenti dyshohet se erdhi kur shoferi i cili e ka shkaktuar aksidenti ka hyrë në kahje të kundërt të autostradës. I njëjti sipas burimeve të Klankosova.tv dyshohet se ka qenë i dehur. Shoferi është arrestuar dhe së shpejti pritet të lëshohet vendimi i ndalimit për 48 orë. Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, vdes një person