Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthim në Prizren: Dyshohet për bombë në shtëpinë e avokatit

NULL NULL
16.06.2026 17:00

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku dyshohet se cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes.

Bazuar në informacionet që ka Klankosova.tv, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Rastin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Kryeziu tha se ende nuk dihen motivet e rastit.

“Qëndrojnë informatat, mirëpo ende nuk është zbuluar kryesi i veprës dhe ende nuk dihen motivet. Jemi duke punuar në grumbullimin e provave dhe identifikm të kryesit/esve të veprës”, deklaroi Kryeziu.

lajme të ngjashme