Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthim në një banesë në Tiranë, nuk ka të lënduar

NULL NULL
22.12.2024 14:36
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një banesë në Tiranë është goditur me lëndë plasëse.

Sipas policisë, nuk dihet se kush ka gisht në këtë rast, e as motivet e aktit, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024,  është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë  si shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

lajme të ngjashme