Shpërthen zjarr në resortin dimëror në Turqi, 10 të vdekur e 32 me plagë të rënda NULL NULL 21.01.2025 10:58 21.01.2025 10:58 Një zjarr në një hotel resorti skish në Turqi ka vrarë të paktën 10 persona dhe ka plagosur 32 të tjerë. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se zjarri shpërtheu në resortin e hotelit të skive në Kartalkaya, të martën mbrëma, transmeton klankosova.tv. Guvernatori i provincës Bolu, ku ndodhet resorti, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu se dy nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa në panik. Aydın shtoi se hoteli kishte 234 të ftuar në momentin e aksidentit. Shkaku i zjarrit sipas euronews, nuk dihet menjëherë. Mediat lokale sugjeruan se veshja prej druri në pjesën e jashtme të hotelit mund të ketë përshpejtuar përhapjen e zjarrit.