Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rëndë në Austri, babai dhe vajza 6-vjeçare humbin jetën pas përmbysjes së traktorit

NULL NULL
20.07.2026 11:59

Një aksident tragjik ka tronditur fshatin Satteins në Austri, ku një 41-vjeçar dhe vajza e tij 6-vjeçare kanë humbur jetën pasi traktori me të cilin po udhëtonin u përmbys disa herë.

Sipas mediave austriake, babai ishte duke udhëtuar me dy vajzat e tij në një zonë me pjerrësi, kur traktori së bashku me rimorkion e rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti humbën jetën babai, Marcel, dhe vajza e tij Klara, ndërsa vajza tjetër 4-vjeçare, Anna, mbeti e lënduar rëndë. Ajo u dërgua në spital dhe më pas është liruar, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.

Aksidenti kishte ndodhur në një zonë të izoluar dhe për disa orë nuk ishte vërejtur nga askush.

Nëna e fëmijëve, pasi u shqetësua për familjen e saj, doli t’i kërkonte dhe i gjeti të aksidentuarit, duke lajmëruar menjëherë emergjencën.

Për familjen është hapur një fushatë ndihmash, ku deri tani janë mbledhur mbi 550 mijë euro.

Banorët dhe ekipet e shpëtimit kanë shprehur dhimbje të madhe për tragjedinë, duke e cilësuar rastin si një nga ndërhyrjet më të rënda emocionalisht për ta.

lajme të ngjashme