Shpërthen BBVK: Mbi 20 milionë shikime veç për dy ditë (VIDEO) NULL NULL 23.10.2023 20:21 23.10.2023 20:21 U deshën vetëm 3 ditë që show më i madh televiziv, “Big Brother VIP Kosova”, të shikohet miliona herë. Ky spektakël, i organizuar me detaje në çdo aspekt, edhe një herë theu të gjitha rekordet sa i përket audiencës dhe shikueshmërisë, raporton Klan Kosova. Mbi 20 milionë shikime mblodhi vetëm në dy ditët e para. Fillimisht, mbrëmjen e së premtes mijëra familje ishin mbërthyer përpara ekranit të Klan Kosovës, për të ndjekur natën e parë të edicionit të dytë BBVK. E mjaftuan mbi 5 orë spektakël, për të shpërthyer i gjithë projekti në shifra marramendëse shikimesh, e shpërndarje të mëdha nëpër krejt rrjetet sociale. Facebook, Instagram, Youtube e Tik Tok, tani kanë vetëm një ngjyrë – atë të ngjarjeve që po dhurojnë banorët e shtëpisë më të famshme në vend. Gjithçka nisi me gjëra pozitive, të qeshura, e këngë. Karakteret e ndryshme të banorëve, bënë që të mos mungojnë as debatet e përplasjet mes tyre. Banorët dhuruan edhe shumë emocione të forta dhe lot në vetëm 3 ditë. Produksioni nuk i la pa i sfiduar edhe në lojërat e organizuara enkas për ta. Të gjitha këto, dhe zhvillime të tjera që ndodhën në vetëm këto pak ditë, do të trajtohen sonte me fillim nga ora 21:00, kur edhe do të mbahet Prime i parë mbi atë që dhanë banorët. /Klankosova.tv Autor: Arjeta Sinani