Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthehet pakoja e dyshimtë jashtë Ambasadës Amerikane në Londër

NULL NULL
22.11.2024 13:07
us embassy london
Objekti i Ambasadës Amerikane në Londër. Foto nga arkivi / EPA

Një “pako e dyshimtë” e lënë jashtë ambasadës amerikane në Londër është detonuar në një “shpërthim të kontrolluar”.

Kjo u konfirmua nga Policia Metropolitane britanike në një postim në X.

“Mund të konfirmojmë se ‘shpërthimi i fortë’ i raportuar në zonë pak kohë më parë ishte një shpërthim i kontrolluar i kryer nga oficerët. Hetimet janë ende në vazhdim dhe kordonët do të qëndrojnë në vend për momentin”, u tha në njoftimin e Policisë Metropolitane, raporton Klankosova.tv.

Ambasada amerikane shkroi në X: “Autoritetet lokale po e hetojnë një pako të dyshimtë jashtë Ambasadës amerikane në Londër. Policia Metropolitane është në vend të ngjarjes dhe kanë mbyllur rrugën Ponton si masë kujdesi. Do t’ju ofrojmë të dhëna të reja kurdo që i kemi”, tha ambasada në X.

lajme të ngjashme