Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërblehen nxënësit me pikturat më të mira kundër trafikimit njerëzor

NULL NULL
03.12.2021 13:11

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit e ka mbajtur ceremoninë e shpërblimeve për pikturat më të mira të nxënësve të arsimit të mesëm të ulët me temë kundër trafikimit të njerëzve.

“Me këtë aktivitet sot këtu jo vetëm se po i prezantojmë disa nga punimet, por edhe po i shpërblejmë disa nga nxënësit. Për mua të gjithë janë fitues, sepse nuk dija të veçoja se cila pikturë ishte më e mira”, ka thënë Nagavci në këtë ceremoni.

“Po e fillojmë një praktikë të re në MASHT ku për çdo muaj do të kemi mundësi të tilla për ekspozita tematike në mënyrë që t’i motivojmë nxënësit për punë por edhe t’u japim hapësirë për të parë dhe promovuar talentin e tyre”.

Vendin e tretë e zuri Alaudin Muja nga shkolla “Ismail Luma”, e Lipjanit.

Vendi i dytë i shkoi Erza Berishës nga shkolla “Zenel Salihu” në fshatin Bardh i Madh i Fushë Kosovës.

Ndërkaq, vendin e parë e fitoi nxënësja Albina Aliu nga Vushtrria.

lajme të ngjashme