“Shoqet” flasin për situatën e Gjestit: Reagim nga zemra e plastë (VIDEO) NULL NULL 15.03.2026 22:20 15.03.2026 22:20 Ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Rasti i tij është diskutuar edhe në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ku u dhanë pikëpamje të ndryshme nga panelistet. Gjatë diskutimit, një nga komentet erdhi nga Eda, e cila theksoi se situata duhet parë nga më shumë se një këndvështrim. Ajo përmendi gjendjen emocionale të artistit pas humbjes së vëllait, duke sugjeruar se trauma e përjetuar mund të ketë ndikuar në reagimet e tij, të cilat siç u shpreh ajo, duket se janë nga “zemra e plastë”. “Në të tilla situata duhet të shihet nga të dyja anët. Gjesti me rastin e vdekjes së vëllait, ka kaluar një traumë shumë të madhe dhe nuk është në momentet e tij më të kthjellëta. Edhe kënga që e bëri tregon dhimbjen dhe gjithçka tjetër” “Por, ky reagim, pa dashur ta justifikoi Gjestin, personalisht po më duket prej zemrës së plast”, u shpreh ajo. Diskutimin e plotë të “Shoqeve” mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: