Dy shoqe fitojnë lotari duke luajtur me të njëjtat numra NULL NULL 08.03.2024 18:09 08.03.2024 18:09 Një grua nga Michigan kapi çmimin prej 100 mijë dollarësh në lotari – ndërsa shoqja e saj fitoi 50 mijë në të njëjtin short. Naomi Cawley, 59-vjeçare u tha zyrtarëve të Lotarisë së Michiganit se ajo dhe një shoqe kanë luajtur lotarinë së bashku për disa kohë. “Unë dhe një mike kemi thënë gjithmonë se nëse fitonim lotarinë, do t’i ndanim paratë”, tha Cawley. “Në vend që të blinim një biletë për ne të dyja, ne filluam të blinim biletat tona të veçanta me të njëjtat numra”. “Unë u trondita plotësisht kur mora një telefonatë nga shoqja ime vonë një natë duke më thënë se kishim fituar me numrat tanë. Ajo më tha se kisha fituar 100,000 dollarë. Është kaq emocionuese dhe argëtuese të përjetosh së bashku fitoren”, tha Cawley. Ajo theksoi se planifikon ti përdorë paratë për të bërë një pushim me familjen e saj dhe për të kursyer pjesën e mbetur.