Shoqërohet në polici shtetasi i Shqipërisë i cili shkeli flamurin e Kosovës NULL NULL 06.08.2025 14:49 06.08.2025 14:49 Policia e ka shoqëruar në stacion shtetasin e Shqipërisë i cili sot e shkeli me këmbë flamurin e Kosovës. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Ai tani është duke u intervistuar. Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast”, deklaroi ajo. Incidenti në fjalë ndodhi në qendër të Prishtinës, konkretisht te Kuvendi i Kosovës. Aty ndërhyri qytetari Ramadani Nishori, i cili ia mori flamurin atij. Qytetari nga Tirana shkel flamurin e Kosovës në qendër të Prishtinës, konfrontohet nga një kalimtar rasti (VIDEO)