Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shoqërohet në polici një person në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se shkroi disa grafite përçarëse

NULL NULL
02.05.2024 09:22
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Është shoqëruar në polici një person në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka shkruar disa grafite me përmbajtje përçarëse.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

lajme të ngjashme