Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shoqërohet në polici një i mitur në Shijak, dyshohet se theri me thikë një 20-vjeçar

NULL NULL
30.05.2024 23:16
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.

Një 14-vjeçar në Shijak të Shqipërisë është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka therur me thikë një person të moshës 20-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se 20-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

“I mituri me iniciale S. J., rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore” të Shijakut, plagosi për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç. I riu, i plagosur, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 14-vjeçari  është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme