Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shokuese: 13 vjeçarja sulmohet rëndë nga shoqet (VIDEO)

NULL NULL
10.04.2018 19:30

Një përleshje fizike ka ndodhur në Londër pasi një 13 vjeçare është sulmuar rëndë nga një mike e saj.

Videoja tronditëse e cila është publikuar nga nëna e viktimës, tregon 13 vjeçaren e cila kapet nga flokët e saj duke u hedhur në dysheme, nga shoqja e saj e cila ishte e shoqëruar me një bandë adoleshentesh, njofton Klan Kosova.

Një nga sulmueset gjithashtu mund të dëgjohet duke i thënë viktimës ”je një bushtër…”

Mamaja e viktimës tha se vajzat që sulmuan vajzën e saj e kishin bërë atë më parë dhe i kishin kërcënuar njerëzit e tjerë në mediat sociale.

Sipas raportimeve ngjarja kishte ndodhur pranë një klubi të futbollit.

lajme të ngjashme