Shndërroni bluzat e vjetra në diçka unike (VIDEO) NULL NULL 27.09.2018 17:00 27.09.2018 17:00 Pothuajse shumica prej nesh kemi plot bluza në dollapin tonë që nuk i shfrytëzojmë më. Disa prej tyre ndoshta i kemi veshur disa herë dhe duket se janë të papërdorshme më. Disa të tjera janë vjetruar ose janë bërë me njolla, andaj nuk mund t’i veshim më. Por, megjithatë brenda pak minutash me idetë e mëposhtme mund t’i shndërroni ato tërësisht duke krijuar bluza krejt unike, transmeton Klan Kosova. Madje jo vetëm bluza por ju mund të krijoni edhe tapete, çanta, lecka për pastrimin e tokës, lidhëse për flokë, shallë, këllëfë për jastëkë dhe shumë të tjera. Në fakt, duket e pabesueshme se një bluzë mund ta shndërroni në gjëra kaq të veçanta por është e vërtetë. Çfarë ju duhet? Thjesht një bluzë, shumë kreativitet dhe pak kohë e lirë!