Shkup: Policia rrahu edhe studentë e gazetarë NULL NULL 06.05.2015 08:34 06.05.2015 08:34 Studentët maqedonas kanë shkruar në rrjetet sociale se janë dhe rrahur dhe arrestuar mbrëmë nga policia dhe persona të tjerë që nuk ishin pjesëmarrës të protestës së të martës para Qeverisë në Shkup. Mediat atje raportojnë se policia mbrëmë ka larguar me dhunë studentët nga leximorja në bibliotekën e qytetit në Bunjakovec ku ishin duke mësuar. Ndërsa, të prangosurit e tjerë ende gjenden në stacionet policore dhe gjatë ditës së sotme pritet t’iu shqiptohet masa e arrestit. Pos studentëve, bëhet e ditur se forcat e rendit kanë përdorur dhunë edhe ndaj gazetarëve . Protesta e mbrëmshme në kryeqytetin maqedonas e cila eskaloi në dhunë nisi kur dhjetëra qytetarë u tubuan tek objekti I qeverisë për ta shprehur mmlefin e tyre pas publikimit të bombës së rradhës nga lideri I LSDM-së Zoran Zaev se policia ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar Martin Neshkovski. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.