Shkon në 167 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut NULL NULL 29.12.2024 10:05 29.12.2024 10:05 Foto nga AP Një avion i cili u përplas në një aeroport të Koresë së Jugut, ka lënë të vdekur të paktën 167 persona. 79 burra, 77 gra dhe 11 të tjerë gjinitë e të cilëve nuk ishin të identifikueshme menjëherë – vdiqën në zjarr, tha agjencia e zjarrfikësve. Numri i të vdekurve pritet të rritet më tej pasi pjesa tjetër e njerëzve në aeroplan mbeten të zhdukur ende. Nga ky incident kanë shpëtuar dy anëtarë të ekuipazhit, derisa në avion ndodheshin 181 persona. /AP