Shkollave në Shqipëri u rikthehet zhurma, por më me pak nxënës NULL NULL 09.09.2024 14:06 09.09.2024 14:06 Foto ilustruese Në mbarë Shqipërinë, shkollave u janë kthyer gumëzhimat e zërave të nxënësve nga klasat e para e deri në të 12-at. Por, përtej gjallërisë, shifrat e nxënësve këtë vit shkollor për sistemin parauniversitar janë akoma më të ulëta nga vitit i kaluar shkollor, një trend rënieje ky që ka vite që nuk njeh ndalim, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Më i theksuar ky fenomen po ndihet në Gjirokastër ku nga viti në vit numri i nxënësve në klasat e para dhe ato të 10 njeh vetëm ulje. Edhe në Elbasan fenomeni i tkurrjes së numrit të nxënësve është evident, ku në zonat rurale mësimi do të kryhet me klasa kolektive. Në Vlorë, numri i nxënësve të regjistruar në klasat e para dhe ato të dhjeta është ulur me gati 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar ku janë të paktën 4-5 pesë klasa më pak si për klasat e para ashtu edhe ato të dhjetat. Durrësi gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm nxënësish më të vogël se viti i kaluar shkollor, veçanërisht ato që janë regjistruar për herë të parë në bankat e shkollës, që janë 624 më pak se viti i kaluar. Sakaq në Korçë, uljen e numrit të nxënësve të sistemin parauniversitar e ka bërë publike vetë drejtoresha e zyrës vendore të arsimit, e cila jep edhe zgjidhjen për mësuesit që u shkurtohen orët e mësimit. Ndërsa në Shkodër, sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria vendore e arsimit, ulja e numrit të nxënësve në të gjithë sistemin parauniversitar përllogaritet në 2 për qind.