Shkolla ndalon gjimnastikën për fëmijët NULL NULL 17.06.2015 08:36 17.06.2015 08:36 Child doing handstand in front of Stonehenge Një shkollë fillore në Plymouth ka ndaluar që fëmijët të bëjnë gjimnastikë, si të qëndruarit në duar sepse është një valë e madhe e lëndimeve të lehta. Old Priory Junior Academy në Plympton, Devon u ka thënë fëmijëve se nuk do të lejohen të bëjnë asnjë aktivitet gjimnastikor gjatë kohës së pushimit. ‘’Është e shëndetit të bëhet gjimnastikë’’, tha Lewis Harvey një prind i një fëmiju, transmeton Klan Kosova. ‘’Fëmija duhet të jetë në gjendje për të bërë çfarë të dëshiroj për aq kohë sa ata nuk lëndohen dhe nuk e dëmtojnë askënd.’’ Alison Russel i cili gjithashtu ka një fëmijë në shkollë shtoi se kjo gjë është qesharake dhe pa kuptim. Mësuesja Emma Hermonit-Wright ka shpjeguar vendimin. ‘’Disa ditë kemi pasur mjaft lëndime, për këtë arsye.’’ ‘’Në fund të fundit, siguria dhe mirëqenia është përgjegjësia jonë dhe kjo është kryesore për çdo gjë që bëjmë këtu.’’