Shkodër: Vëllai rrahu dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me motrën, arrestohet NULL NULL 06.04.2024 14:39 06.04.2024 14:39 Fotografi ilustruese Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër. Sipas Policisë së Shtetit, thuhet se një 24-vjeçar e ka rrahur dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me motrën e tij. Ndërkaq, në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, policia thotë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv