Shkencëtarët zhvillojnë antibiotikun më të fortë deri më tani NULL NULL 31.05.2017 11:01 31.05.2017 11:01 Shkencëtarët amerikan kanë zhvilluar një antibiotik vital që mund të shkatërroj super-bakterin më të rrezikshëm në botë. Versioni i ri i vancomycin, është dizajnuar që të jetë tejet i fortë dhe duket që është rreth një mijë herë më i fuqishëm se ilaçi i vjetër. Ai lufton bakterin në tre mënyra të ndryshme, kështu duke e bërë të pamundur për bakterin që t’i ikë sulmit. Megjithatë ende ka nevojë për testime tek kafshët dhe njerëzit. Ekipi nga Instituti Hulumtues Scripps shpreson që ky ilaç të jetë i gatshëm për përdorim brenda pesë vjetësh.