Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier

NULL NULL
20.12.2024 14:54

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot në ambientet e Klan Kosovës, ku është pritur nga sipërmarrësi Shkëlqim Devolli dhe gazetari Adriatik Kelmendi.

Diplomati amerikan, i cili gjatë mandatit ka qenë mbështetës i madh i medias, ka qëndruar në televizionin kosovar, derisa është duke zhvilluar takimet lamtumirëse, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka marrë udhëheqjen e ambasadës amerikane në Prishtinë në janar të vitit 2022, kurse javën tjetër përmbyll angazhimin e tij diplomatik.

I konsideruar si mik i madh i Kosovës, diplomati Hovenier gjatë karrierës së tij në shërbimin e jashtëm amerikan ka qenë shpesh i lidhur me temat kosovare, duke filluar nga Konferenca e Rambouillet-së e deri në ditët e sotme.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.