Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkëlqente në kampionate botërore, portieri meksikan “zhduket” para firmës me klubin e ri

NULL NULL
03.09.2025 14:30

Episodi kurioz me protagonist portierin meksikan Guillermo Ochoa. Ochoa është një lojtar i ri i Burgos (ose pothuajse).

Transferimi, në fakt, dështoi për shkak… të një kafeje. Por le ta marrim me radhë.

Klubi, që luan në La liga 2 ishte gati të angazhonte portierin meksikan, transmeton Klankosova.tv.

Ochoa, sapo mbërriti në qytet, kaloi vizitat mjekësore, por para se të firmoste kontratën, kërkoi një ndryshim në marrëveshje.

Ndërkohë që drejtuesit e Burgos po rregullonin dokumentet, ndodhi episodi që e ndryshoi gjithë situatën. Portieri, në fakt, vendosi të shkonte për të pirë një kafe… dhe nuk u kthye më. Pavarësisht telefonatave të klubit, Ochoa nuk u paraqit kurrë më.

Ochoa ka luajtur 5 Kupa Bote me Meksikën duke debutuar në vitin 2006 në Gjermani, ndërsa luajti edhe në Botërorin e fundit në Katar 2022.

lajme të ngjashme