Shkelje të trafikut, vetura me tejkalim të parregullt, kamioneta pa drita e tabelë (VIDEO) NULL NULL 14.11.2025 23:12 14.11.2025 23:12 Qytetarët për Klankosova.tv vazhdimisht raportojnë raste të ndryshme të shkeljeve të rregullave të trafikut që ndodhin në vend. Të premten, në redaksinë e Klankosova.tv, një qytetar ka dërguar pamje të dy rasteve të shkeljes së rregullave të trafikut. Njëri nga këto raste ka ndodhur në qytetin e Fushë-Kosovës, ku një veturë ka bërë tejkalim të parregullt nga korsia që është e dedikuar për biçiklistët. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në magjistralen Ferizaj–Shtime, ku një kamionetë është parë në rrugë pa drita dhe pa tabela. /Klankosova.tv