Pejë: Kanosi me vrasje 4 policë, përfundon në pranga i dyshuari NULL NULL 22.06.2026 10:17 22.06.2026 10:17 Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur brenda stacionit policor, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, fillimisht ka ushtruar kanosje verbale ndaj katër zyrtarëve policorë dhe më pas ka dëmtuar një kompjuter në një nga zyrat e stacionit. “I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv