Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fitorja e parë e Spanjës në Botërorin 2026, Aliu: Pati dominim total ndaj Arabisë Saudite

NULL NULL
22.06.2026 10:01

Të dielën, Spanja shënoi fitoren e parë në Botëror pasi mposhti Arabinë Saudite me rezultatin 4-0 në ndeshjen e dytë të Grupit H të Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja spanjolle e zhbllokoi sfidën me Lamine Yamal, ndërsa Mikel Oyarzabal ishte protagonisti kryesor me dy gola. Fitorja u vulos nga autogoli i Hassan Tambakti në pjesën e dytë, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Ora Shtatë”, analisti i futbollit, Fion Aliu tha se Spanja pati dominim total ndaj Arabisë Saudite.

“Në dominim total, një ndeshje me posedim, një ndeshje e strukturuar, ku ka qenë shumë e padobishme qasja taktike e Arabisë Saudite për ta neutralizuar sulmin dhe mesfushën e Spanjës”, tha Aliu në Klan Kosova.

lajme të ngjashme