Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 15 të arrestuar – 50 armë të sekuestruara NULL NULL 12.12.2024 10:44 12.12.2024 10:44 Foto ilustruese e arrestimit. Një grup i trafikut të armëve Kosovë Shqipëri është shkatërruar nga policia. Nga detajet e para të operacionit mësohet se kanë rënë në pranga 15 persona dhe janë kapur 50 armë, raporton Top Channel. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës. Në lidhje me zhvillimet, policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pas pak do të mbajnë konferencë për media.