Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkarkohet kryeshefi i KOSTT-it

NULL NULL
06.11.2020 15:20

Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, Ilir Shala, është shkarkuar nga kjo pozitë.
“Sot, Bordi i Drejtoreve te KOSTT-it, i kryesuar nga Jeton Mehmeti dhe Nebih Zariqi, Ajrina Gashi- Hamdiu, Xhyldane  Kiçmari dhe Arben Dodaj, vendosi për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv dhe kthimin në pozitën si kryeshef ekzekutiv të Mustafe Hasanit, gjoja duke u arsyetuar në zbatimin e Urdhrit Përmbarimor të Gjykatës Përmbarimore, pas vendimeve të marra me standarde të dyfishta të Inspektoratit të Punës, dhe duke mos zbatuar Udhëzimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, nr. 189/2020, datë 25.09.2020, për moszbatim të Vendimeve të Inspektoratit të Punës, nga Gjykata Përmbarimore”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ai njëherit ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat ndaj këtij vendimi.

lajme të ngjashme