Shisnin drogë në plazhe, dy te arrestuar në Himarë NULL NULL 12.08.2023 16:38 12.08.2023 16:38 Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë në kuadër të dy operacioneve të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami” është bërë i mundur ndalimi i dy njëri nga të cilët ishte me precedent të theksuar kriminal, në disa fusha. Të dy këta shtetas, akuzohen se u shisnin lëndë narkotike pushuesve në plazhe. Gjithashtu është arrestuar një 28 vjeçar, i cili është kapur me doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një peshore elektronike dhe vlera monetare të dyshuara, të përfituara nga shitja e dozave në lokale në këtë plazh. Ndërkohë policia ka sekuestruar dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, peshore elektronike dhe shuma parash të përfituara nga shitja e lëndëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/.